|
Knjige ›› Viktimologija
›› Standartet ndërkombëtare ne lidhje me dhunën ne familje dhe zbatimi i tyre ne vendet e Ballkanit Perëndimor
|
|
| |
|
|
STANDARTET NDËRKOMBËTARE NE LIDHJE ME DHUNËN NE FAMILJE DHE ZBATIMI I TYRE NE VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR
përkthimi: Ador Leka
|
ISBN Obim Format Cena
|
86-82363-70-4 248 strana B5
|
|
Tabela e lendes
|
|
| |
|
"Ky raport është rezultati i projektit "Mbështetje për të drejtat e
njeriut të grave në vendet e Ballkanit Perëndimor"; u zbatua nga
Humanistisch Overleg Mensenrechten - HOM (Komiteti Humanist
për të Drejtat e Njeriut), një OJQ nga Hollanda dhe OJQ-të nga
vendet e mëposhtme të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja
dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia dhe Mali i Zi.
Raporti përmbledh zbatimin e standarteve ndërkombëtare në rajon
dhe bën krahasime të situates në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Krahas kësaj, raporti vë në dukje shembuj të praktikave të mira
dhe të këqia në zbatimin e këtyre normave me qëllimin për të
luftuar më me efikasitet dhunën në familje. Kjo punë kërkimore
u jep qeverive informacion se deri ku kanë arritur në zbatimin e
standarteve ndërkombëtare dhe progresin e tyre të përgjithshëm
në këtë fushë."
|
|
"Dhuna kundër grave është ndoshta dhunimi më i turpshëm i të drejtave të njeriut. Ajo nuk njeh kufij
gjeografikë, kulturorë apo pasurorë. Përsa feofpë që vazhdon, nuk mund të pretendojmë të bëjmë'
progres drejt barazisë, zhvillimit dhe paqes."
Kofi Annan, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
|
"Në ditët tona lufta kundër dhunës dhe lufta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
është bërë një çështje e madhe edhe në nivel kombëtar dhe në atë ndërkombëtar.
Pothuaj e gjithë tematika e diskutuar në forume të ndryshme është e lidhur me
gëzimin, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo temë
është veçanërisht e pranishme në formulimin dhe implementimin e politikave
të destinuara për të luftuar dhunën dhe për të eliminuar llojet e ndryshme të
diskriminimit. Kur flitet për dhunën, zakonisht është fjala për dhunën nëpër
rrugë, dhe atë gjatë konflikteve të armatosura. Por ekziston një formë tjetër
e saj që është më e përhapura, që ndodh në të gjitha shoqëritë, ende jo mjaft
e dukshme dhe pa një mbrojtje të mjaftueshme nga shteti. Kjo është dhuna
kundër grave që ndodh në mjedisin privat — në shtëpi dhe në marrëdhëniet
intime, larg prej syve të publikut.
Për shkak të përhapjes të saj dhuna kundër grave është një shqetësim shumë i
madh i të drejtave të njeriut. Agresioni në mjedisin privat është vetëm një formë
e dhunës e pësuar nga gratë, por ndodh në të gjitha vendet dhe në të gjitha klasat
sociale. Në çdo vend rezultate të besueshme të studimeve në shkallë të gjerë tregojnë
se ndërmjet 10% dhe 50% të grave raportojnc se kanë qenë abuzuar fizikisht nga
një partner në jetën e tyre. Studimet e popullatës raportojnë se ndërmjet 12% dhe
25% të grave kanë provuar marrëdhënie seksuale me dhunë të konsumuara apo
të mbetura në tentativë nga një partner apo ish-partner në një kohë të caktuar
në jetën e tyre. Dhuna ndërpersonale renditet si shkaku i dhjetë i vdekjeve për
gratë nga 15 deri 44 vjeç në vitin 1998.
25% e të gjithë krimeve të dhunshme
të raportuara në Evropë kanë të bëjnë me një burrë që sulmon bashkëshorten e
tij ose partneren, Këto te dhëna në raportet e kohëve të fundit të Organizatës1
Botërore të Shëndetësisë dhe Parlamentit Evropian janë vetëm disa ilustrime të
madhësisë së këtij problemi. Të gjitha kërkimet e besueshme tregojnë se dhuna
kundër grave, veçanërisht ajo që ndodh në mjedisin privat, kërcënon integritetin
fizik dhe mendor dhe jetën e miliona grave dhe vajzave çdo ditë, pavarësisht nga
vendi ku jetojnë. Shumë studime për dhunën kundër grave tregojnë se shkaktarët
e dhunës janë pothuaj ekskluzivisht vetëm meshkuj; se gratë janë më së shumti
në rrezik dhunimi nga burrat që njohin; dhe se gratë dhe vajzat janë viktimat më
të shpeshta brenda familjes dhe ndër partnerët intimë."
"Ky raport përbëhet nga 5 kapituj. Kapitulli i parë jep komentet hyrëse dhe
prezanton materialet bazë për raportin, si edhe jep informacionin mbështetës
në lidhje me vendet e përfshira në punën kërkimore, Kapitulli i dytë prezanton
informacionin që kemi në lidhje me situatën faktike dhe përhapjen e dhunës në
familje në vendet pjesëmarrëse. Kapitulli i tretë jep një vështrim të shkurtër e të
përgjithshëm të së drejtës ndërkombëtare, cilat janë standardet ndërkombëtare,
ku mund t'i gjejmë ato dhe se çfarë pritet të bëjnë shtetet. Është përmbledhur
gjithashtu edhe puna e Kombeve te Bashkuara, Këshillit të Evropës dhe Bashkimit
Evropian në fushën e luftës kundër dhunës ndaj grave. Ky kapitull jep edhe një
vështrim të përgjithshëm të standardeve ndërkombëtare në këtë fushë. Në kapitullin
pasardhës ne analizojmë nëse këto standarde zbatohen në mënyrë korrekte në vendet
pjesëmarrëse, dhe prezantojmë konkluzionet e veçanta të punës kërkimore. Pyetja
kryesore e kërkimeve ishte nëse qeveritë pajtohen me standardet ndërkombëtare
në këtë fushë. Në kapitullin e pestë prezantojmë konkluzionet shumë të vlefshme
të studimit në lidhje me rolin e organizatave jo-qeveritare (OJQ-ve) në vendet
pjesëmarrëse në mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës në familje, dhe në mbështetjen
e implementimit më të mirë të standardeve ndërkombëtare. Në fund japim vlerësimin
e nivelit të implementimit të këtyre standardeve nga qeveritë në rajon dhe se në
cilin drejtim duhet të përmirësohen ligjet dhe politikat e tyre."
|
Mirjana Dokmanović
|
|
|
|